Më e rëndësishme se ana profesionale, është ajo njerëzore. Wolsburg ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se Ignacio Camacho i ka dhënë fund karrierës profesionale për arsye shëndetësore.
Klubi gjerman i uron shërim të shpejtë dhe e falenderon për gjithçka çka ka dhënë në fushën e lojës.
30 vjeçari spanjoll ka luajtur më parë për Atletiko Madrid B dhe Malagën. Camacho ishte në planet e ekipit për takimin në Europa League ndaj Kukësit, me datën 17 shtator në Air Albania.