Duhej të ishte duke flutuar drejt koshit, por kjo e dielë e ka çuar legjendën Koby Bryant drejt një “fluturimi” të panjohur. Ylli i NBA është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte ka pësuar defekt duke shpërthyer në ajër. Një lajm që ka shokuar mbarë opinionin botëror, e veçanërisht të apasionuarit pas lojës së shtatlartit amerikan.
Arriti të fitonte gjithçka, u mësua me fitoret, u dashurua me trofetë dhe lidhi një marrëdhënie të ngushtë me suksesin. I njohur me nofkën “Black Mamba” kjo e dielë ishte tragjike për 42-vjeçarin që humbi jetën në aksident ajror në Kaliforni.
Po kush ishte Koby Bryant?
I lindur me 23 gusht 1978, Bryant hyri në NBA nga shkolla e lartë duke u aktivizuar me Los Angeles Lakers. Që prej fillimit të karrierës e deri në fund ai kontribuoi për ekipin amerikan. Fitoi gjithçka me Lakers dhe arriti të shndërrohej në pikën e referimit jo vetëm të skuadrës së tij, por gjithë NBA. Ishte lojtari më efikas dhe për kombëtaren e Amerikës.
Ka fituar 5 tituj në NBA dhe është përzgjedhur në formacionin më të mirë për 15 vite rresht pas çdo sezoni. Në mars të 2013-tës ai u bë pikëshënuesi i katër më i mirë në historinë e NBA. Është njeriu i rekordeve duke arritur të shënojë plot 30 mijë pikë në total deri në moshën 34 vjeçare. Ishte vetëm 20-vjeç kur nisi këtë sport e sot me ikjen e tij të parakohshme tronditi mbarë opinionin sportiv.