Teuta do të presë në shtëpi Luftëtarin. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat për të arritur te objektivat që kanë. Nga njëra anë është Teuta që dëshiron Europën dhe nga ana tjetër gjirokastritët që kërkojnë të mbyllin çështjen e mbijetesës. Në një intervistë për “RTSH SPort” ka folur dhe trajneri Bledi Shkëmbi, i cili deklaron:
“Duhet të jetë patjetër momenti i kthesës. Janë pak ndeshje dhe nuk lejohen gabimet. Patjetër duhet marrë tre pikët dhe të vazhdojmë të luajmë mirë”, është shprehur fillimisht Shkëmbi.
Kundështari? “Luftëtari po bën një sezon të mirë, të paktën dy muajt e fundit. Bëjnë lojë të mirë dhe kanë marrë rezultate. Kemi objektivat tona dhe duhet t’i realizojmë. Duhet të fitojmë patjetër”.
Orari? “Nuk më duket gjë e mirë që ndeshjet të luhen në drekë. E di shumë mirë se futbollistët në këto orare nuk japin maksimumin. Duhet të vazhdohej të luhej në mbrëmje. Është mirë për lojtarët dhe tifozët. Gjithsesi nuk kemi çfarë bëjmë dhe do të luajmë në orarin e përcaktuar”.