Java e 29-të e Kategorisë Superiore e ka ngritir siparin pasditen e djeshme, me Partizanin që mposhti në “tavolinë” 3-0 Kamzën e pezulluar. Një fitore që i ngjit të kuqtë në kuotën e 60 pikëve, +12 nga Kukësi ndjekës.
Ndërkohë, ndryshe nga kryeqytetasit që e kishin pushim këtë fundjavë, verilindorët do të masin forcat me një kundështar mjaft të fortë si Flamurtari. Ecuria pozitive në këtë fund të fazës së 3-të i ka ngjitur vlonjatët në zonën Europiane dhe një fitore ndaj Kukësit do të rriste akoma dhe më shumë shanset për një vend në Kupat e Europës vitin e ardhshëm.
Ky takim do të luhet në orën 15:45 në “Elbasan Arena”. Në të njëjtin orar, pra 15:45 në fushë do të zbres dhe Luftëtari, që do të pres në shtëpi Laçin. Synimi i vetëm i dy skuadrave janë 3 pikët, pasi objektivat janë pranë dështimit.
Pak orë më pas, 18:45 është radha e kampionëve në fuqi të vendit, Skënderbeut për të djersitur. Korçarët do të presin në shtëpi Kastriotin. Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi i “Niko Dovanës” me Teutën që do të mas forcat me Tiranën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.