Topmodelja angleze, “Lepurushja” e “Playboy”-it dhe një tifoze e flaktë e Interit dhe sulmuesit të saj Mauro Ikardi, Eipril Samers, asnjëherë nuk e fsheh pasionin për skuadrën e saj të zemrës në postimet e saj “hot” në “Instagram”.
Zgjedhja e fundit vjen nëpërmjet një apeli ku bukuroshja i bën ftesë trajnerit të Atletiko Madridit, Diego Simeone, që të marrë drejtimin e zikaltërve. “Unë do të doja ta shihja atë si trajner”, shkruan modelja e njohur.