Tirana-Partizani është kryesfida e javës së 6-të të Kategorisë Superiore. Ky takim do të luhet ditën e nesërme në stadiumin e ri “Air Albania” me fillim nga ora 18:00. Në prag të ndeshjes, trajneri i Partizanit, Ilir Daja foli në konferencë për shtyp duke u shprehur se Partizani vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë, por fusha do të jetë një problem për ta duke parë që e qarkullojnë shumë topin.
Derbi i parë si trajneri I Partizanit? “Derbi është më shumë një ndeshje për tifozët pasi duhet fituar. E dimë që një fitore të jep një shtysë më shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Koka do të jetë e ftohtë dhe zemra do të jetë zjarr për ne në këtë ndeshje. Jemi me këmbë në tokë dhe në historinë e derbit kur pasur diferenca nuk kishte favoritë. Tirana vjen si kampione dhe mes skuadrave nuk ka diferenca. Jemi në gjendje të mirë fizike dhe e dimë që do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë.
Dede ka qenë një nga lojtarët më të mirë që kam trajnuar dhe jo i vështirë për t’u menaxhuar. Ka një eskperiencë jo të mjaftueshme, por duhet ketë ai më shumë respekt për mua”.
Jeni ngacmuar me Deden? “Kam kohë që kur ka marrë drejtimin e Tiranës nuk e kam takuar”.
Tifozët? “E thashë që kjo ndeshje luhet për tifozët që janë dy më të mëdhatë në Shqipëri. Janë një mungesë e madhe dhe ne me tifozët kemi pasur një marrdhënie të mirë pasi na kanë ndjekur gjatë këtyre ndeshjeve. E dimë që do të në ndjekin edhe pse e dimë që nuk do të jenë në stadium do të na ndjekin.
Asani dhe Llanaj? “Kemi rregull që do të luajnë në fushë vetëm ata që janë në gjendje më të mirë. Që të dy lojtarët kanë pak kohë që janë stërvitur me skuadrën dhe nuk do të rrezikojmë pasi na duhen jo vetëm për një ndeshje, por gjithë kampionatit”.
Tirana? “Ka larguar lojtarët që nuk u janë dashur dhe kanë afruar shumë të tjerë. Ne e respektojmë Tiranën për cilësit që ka, por ne kemi një grup që ka bërë mirë deri më tani. Shtypi na nxjerr ne favorit, por s’duhet harrojmë që Tirana është skuadër për t’u mundur. Nëse arrijmë të fitojmë me lojë dhe rezultat do të kemi një bonus për vazhdimësinë.
Për mua ka rëndësi të fitojmë edhe me gjymsë goli pasi për ne ka rëndësi vetëm 3 pikët. Unë kam drejtuar 4 derbe, por kam drejtuar edhe Dinamon dhe nuk e kam problem këtë pjesë. Nëse shikoni që I drejtohem gjyqtarëve është për shkak të heqjes së presionit nga lojtarët dhe ta marrë përsipër vet.
Që në momentin e parë që kam marrë Partizanin e kam thënë që kemi dy plane edhe nëse nuk hapet merkato. Ajo që nuk fshihet është reparti I mbrojtes që kemi vetëm 4 lojtarë, ndryshe nga repartet e tjera që I kemi të dubluar. Është një kampionat I gjatë e mund të ketë probleme në këtë repart e duhet të presim javë pas jave për të dalë me një objektiv”.
Fusha e “Air Albania”? “Stadiumi I ri është më i mirë në Shqipëri dhe është për t’u përshëndetur. Ne na intereson fusha pasi nuk kemi tifozë. Për ne është shumë problem pasi qarkullojmë shumë topin. Kur e pashë fushën dje nuk nuk jam ndjerë mirë e ky derbi mund të luhej në stadium tjetër që mund ta vendoste Tirana që është organizatore”.