Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë. Portugezi ka arritur deri më tani të fitoi 5 Topa të Artë dhe nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Në një intervistë për “ITV” në Angli, Ronaldo është shprehur së dëshiron të fitoi 6,7,8 Topa të Artë më shumë se sa rivali i tij Messi.
“Lionel Messi është historia e futbollit, por besoj se mund të fitoj akoma 6,7,8 Topa të Artë më shumë se ai. I dua dhe i meritoj.
Jam i sigurt që jam në historinë e futbollit për atë që kam bërë dhe po bëj akoma. Jam një nga më të mirët në histori. Për mua, unë jam numri një i të gjitha koharëve, por edhe që për disa nuk është kështu, po kjo nuk ka rëndësi. Di vetëm që jam një nga më të mëdhenjtë në futboll”, deklaroi Ronaldo.
Juventusi do të luajë ditën e sotme ndeshjen e parë të Champions League ndaj Atletiko Madrid në transfertë. Bardhezinjtë kërkojnë të fitojnë këtë trofe këtë sezon dhe janë një skuadrat pretendete për ta fituar këtë trofe.