Ekipi i Elbasanit vijon të vuajë në kategoritë inferiore edhe pse tradita dhe fanella e këtij klubi flasin vetë. Elbasanasit mbajnë vendin e fundit në kategorinë e parë grupi B, me gjashtë pikë pas tetë javësh të luajtura. Ndeshja e fundit ndaj Ilirisë ka dhënë sinjale pozitive për drejtuesit, teksa ekipi është inponuar duke fituar me shifrat 3-1.
Fitorja por edhe loja e mirë në ndeshjen paraardhëse ndaj Turbinës, kanë bërë që presidenti Arben Laze të japë një shpërblim modest për klubin. Nga ajo që mësohet, shuma e shpërndarë për lojtarët dhe stafin ka qenë 2 milion lekë të vjetra. Lajmi i irë për lojtarët është se kjo premio do të mbetet në fuqi, sa herë që ekipi do të bëjë paraqitje të mira duke sjellë tri pikët e radhës. Shpërblimi duket se ka ngrohur atmosferën në Elbasan, me klubin që kërkon të mbijetojë këtë vit në Kategorinë e parë.