Federata Shqiptare e Volejbollit bën me dije se ka marrë dritën jeshile për nisjen e aktivitetit. Pas bllokimit të sezonit prej pandemisë së covid-19, FSHV jep lajmin e mirë për të gjithë lojtarët, skuadrat dhe sportdashësit.
Komiteti Ekzekutiv i kësaj Federata brenda ditës së sotme do bëjë me dije edhe protokollin e zhvillimit të aktivitetit në kushtet e reja. Pas basketbollit, edhe kampionati i volejbollit ka marrë dritën jeshile nga Qeveria shqiptare.
Njoftimi i Federatës:
Në vijim të kontakteve të vazhdueshme që në fillim të sezonit që Federata Shqiptare e Volejbollit ka patur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka mbërritur edhe vendimi që hap dritën jeshile për rikthimin në parket të aktiviteteve zyrtare të volejbollit. Brenda ditës së sotme do t’u komunikohet klubeve e shoqatave vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së, si dhe informacioni e protokolli mbi mënyrën sesi do të veprohet me masat anti-“COVID-19”.