Dritan Shakohoxha ka sulmuar trajnerin Edi Reja për deklaratën e tij para ndeshjes kundër Francës ku u shpreh se kërkon të ketë në fushë 11 luanë për të mposhtur ekipin francez.
Gazetari i njohur i Supersport i kujtoi italianit se duhet t’i shohë në dhomat e zhveshjes ata që duhen hedhur në fushën e blertë. Madje e ironizoi duke thënë që mos të kërkojë në google, por të analizojë siç duhet organikën që ka në dispozicion.
“Luanët nuk kërkohen në google, por kërkohen në dhomat e zhveshjes”, deklaroi Dritan Shakohoxha.