Pak ditë më parë, Real Madridi është njoftuar për problemet që ishin diagnostikuar te mbrojtësi i skuadrës, Dani Carvahal. Virusi që i shkaktoi probleme me zemrën, duket se tani nuk është më i pranishëm. Pas ekspertizave mjekësore dhe vizitave të kryera, rezulton se gjithçka është zhdukuar, duke rikthyer qetësinë në ekip.
Edhe pse lajmi për përmirësimin e 25 vjeçarit kanë qenë pozitiv, sërish Carvahal do vazhdojë të jetë nën vëzhgim të plotë nga stafi mjekësor.
Kujtojmë që mbrojtësi vuan nga një lloj virusi që në rast mos trajtimi përbën rrezik të madh për lojtarin, cka do ti shkakonte atij aritmi si dhe pasoja akoma edhe më të rënda. Stafi mjekësorë duket optimist për gjëndjen shëndetësore të 25-vjecari dhe trajtimi po ecën me ritme të kënaqshme.