Leo Duarte ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi 24 vjeçar I Milan është vendosur tanimë në karantinë, ndërsa pas testeve rutinë në këtë periudhë ka rezultuar me Covid-19. Në shtëpinë e kuqezinjve janë ende në ankth për lojtarët e tjerë, teksa fillimisht një pjesë e tyre si dhe stafi kanë rezultuar negativ.
“Leo Duarte rezultoi pozitiv me koronavirus pasi ai iu nënshtua dje testeve dhe është në izolim. Anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafit kanë rezultuar negativ. Sipas protokolleve aktuale, I gjithë grupi do të ritestohet sërish përpara ndeshjes së radhës”, shkruajnë kuqezinjtë.