Klubi i Milanit ka njoftuar të gjithë futbollistët që të kthehen në Itali. Kuqezinjtë kanë lajmëruar lojtarët e tyre në mënyrë që të jenë gati për të zbritur në fushë në datën 4 maj ashtu siç është parashikuar deri më tani. Por, Zlatan Ibrahimoviç i është përgjigjur negativisht lajmërimit të drejtuesve.
“Sky Sport” raporton se suedezi pretendon se Italia s’është vend i sigurtë dhe deri në stabilizimin e plotë të situatës do të qëndrojë në Suedi teksa po stërvitet me ekipin e Hamarbit, ku është edhe bashkëpronar. Një vendim që ka shtangur drejtuesit e Milanit, ndërsa pritet të shihet se çdo të ndodhë në ditët në vazhdim. Mes shtatlartit dhe drejtuesve ka pasur një “krisje” marrëdhëniesh që pas largimit të Boban.