Milani ka nisur që tani të mendojë për sezoni e ri. Kuqezinjtë dëshirojnë të rinovjnë me disa lojtarë që të t’i kenë sërish në skuadër. I pari që është takuar nga drejtori sportiv Leonardo është sulmuesi anësor Suso. Milani nuk dëshiron ta largojë nga skuadra pasi e shikon si një element të rëndësishëm edhe për sezonin tjetër.
Gjitashtu drejtuesit kuqezi dëshirojnë të eleminojnë klauzolën prej 40 milionë eurosh që Suso ka për skuadrat jashtë Italisë. Por, nga takimi i mbajtur me lojtarin gjërat nuk kanë shkuar siç pritej. Suso kërkon rritje rroge për të rinovuar kontratën. Aktualisht spanjolli përfiton 3 milionë euro dhe dëshiron të marri 5 milionë. Ngelet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij, por takimi i parë duket se nuk ka qenë aq pozitiv.