Shkumbini ka reaguar në faqen zyrtare lidhur me akuzat që drejtuesit e Luzit bën ditë e sotme për dhunën e pësuar gjatë ndeshjes së djeshme në Peqin.
Shefi i klubit të Luzit, Gëzim Bushi është shprehur për mediat se lojtarët dhe stafi janë sulmuar me gurë dhe sende të ndryshme nga tifozët që ishin të pranishëm në stadium.
Shefi i klubit vijon më tej teksa zbulon se në stadiumin e Peqinit ishin rreth 1000 tifozë në një kohë që tifozët janë të ndalur për të qenë në stadium prej pandemisë së Covid-19. Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe Shkumbini duke e quajtur Bushin si shpifës dhe mashtrues, madje kanë qenë skuadra e Luzit dhe stafi teknik që ka provokuar ata pak tifozë që ishin në shkallët e stadiumit.
DEKLARATE E KLUB FUTBOLL SHKUMBINI .
Duke marë shkas nga disa lajme në gazeta edhe ne disa portale të vendit .
KF SHKUMBINI ka marrë të gjitha masat e duhura për të perbushur mbarvajtjen e takimit SHKUMBINI – Luzi 2008 . Hedhim poshtë me neveri te gjitha akuzat e bëra nga Anxhelo Suta dhe shefin e klubit të luzi 2008 Gezim Bushi si shpifës dhe mashtrues pasi kerkojnë te mashtrojnë opinionin publik. Që nga minuta e parë dhe deri ne përfudim të ndeshjes kanë provokuar ato pak tifozë që ishin te pranishëm .
I bëjme thirrje të kërkojnë falje publikisht për keqinformimin e opinionit publik këtyre dy personave .
Faleminderit .