Ekipi i Vllaznisë është surprizuar sot nga vizita që i’u është bërë nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë gjetur pak kohë për të parë nga afër lojtarët dhe për të dhënë këshillat e tyre si drejtues përpara takimit me Kukësin.
Vizita ka pasur për qëllim mbikqyrjen nga afër të lojtarëve të cilët kanë pasur probleme kohët e fundit. Administratori i klubit Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv Eugent Zeka kanë takuar stafin teknik dhe futbollistët duke i pyetur për gjendjen, problemet shëndetësore të atyre që kanë pasur të tilla, por edhe për klimën që ekziston në radhët e tyre.
“Prag ndeshja me Kukësin po shoqërohet nga një klimë shumë entuziaste në kampin shkodran. Pikërisht, për ta forcuar edhe më shumë atë, drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia kanë zhvilluar një takim me skuadrën pas seancës stërvitore të ditës së sotme. Administratori i klubit Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv Eugent Zeka kanë takuar stafin teknik dhe futbollistët duke i pyetur për gjendjen, problemet shëndetësore të atyre që kanë patur të tilla por edhe për klimën që ekziston në rradhët e tyre. Ai që ka folur më shumë ka qenë administratori i cili ndër të tjera u ka garantuar sërish mbështetje maksimale futbollistëve dhe përpos kësaj, ka kërkuar nga ato një përkushtim ashtu si duhet për t’i kaluar me sukses të gjitha ndeshjet, duke nisur nga ajo e para e këtij viti, përballja me Kukësin. Pas administratorit, kanë folur edhe kapiteni Shtubina, Tafili dhe pjestarë të stafit teknik të cilët kanë siguruar se gjendja e ekipit është e mirë dhe do të merret maksimumi në secilin takim. Disa nga lojtarët që kanë patur probleme shëndetësore, duken në rrugën e duhur të rikuperimit dhe pritet që të jenë të gatshëm për takimin e së premtes dhe ky është një tjetër lajm i mirë për kuqeblutë. Kësisoj, atmosfera duket shumë pozitive dhe kjo është ajo çfarë ka rëndësi në prag të sfidës së parë të këtij viti”.