Lorenc Trashi ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet me shokët skuadrës, por dhe me Fazliun e Asion Dajën. Ky i fundit luan me Tiranën dhe duke qenë se rivaliteti mes Partizanit dhe bardhebluve është mjaft i madh, është bërë “shënjestër” e komenteve.
Një ndër ata që i kanë shkruajtur ka qenë drejtori sportiv i TVSH-së, Pano Xhixho i cili në formë batute i shkruan Trashit: ” Ai po ai… rritur te Dinamo, lojtar tek Partizani, titullar i Tiranës… Ec e gjeje ti”, ndërkohë që mesfushori i Partizanit i kishte komentuar më lart për Dajën: “Zemra rreh nga e kuqja”.