Ivan Perisisc është kthyer në çështje te skuadra e Interit. Mesfushori kroat ka kërkuar largimin nga skuadra zikaltër dhe për këtë arsye trajneri Spalleti nuk e aktivizoi në sfidën e djeshme ndaj Torinos. Në lidhje më këtë çështje ka folur dhe drejtori sportiv Beppe Marotta në një intervistë për “Sky Sport” duke u shprehur se Perisic dëshiron të largohet.
“Dëgjuam lojtarin, ai e ka këtë dëshirë për t’u larguar. Ne duam ta bëjmë atë të lumtur, por gjithashtu duhet të marrim në konsideratë atë që është më e mira për ne”.
“Deri më tani, nuk ka pasur oferta të përshtatshme, kështu që ne do të presim”, u shpreh Marotta.
Interi nuk pranon një huazim për lojtarin, por dëshiron para cash dhe në këtë mënyrë ka refuzuar kërkesën e Arsenalit si dhe shkëmbimin me Ozil. Në ditët e fundit e merkatos pritet të zbardhet dhe e ardhmja e Perisic që ka kërkuar tashmë të largohet nga Milano.