Është mbyllur 0-0 pjesa e parë e ndeshjes derbi mes Partizanit dhe Tiranës. 45 minutat e para janë mbyllur pa shumë emocione në Air Albania, ndërsa arbitri Hamiti ka ndalur një aksion të rrezikshëm të bardhebluve.
Me sekondat që kishin kalaur nga 2 minutat shtesë, Hamiti ka fërshëllyer pikërisht kur mbrojtja e Partizanit ishte në panik. “Ka parë Olsi Ramën në stol dhe ka menduar se është ndeshje basketbolli meqë kanë kaluar sekondat, ndaj e mbylli aksionin në mes”, u shpreh Dritan Shakohoxha në komentimin e ndeshjes.