Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi në një prononcim të dhënë për Supersport, ka folur për kampionatin që lamë pas, si dhe për ndryshimet që do të ketë në sezonin e ardhshëm.
Ai tha se Superiorja nuk do të ndryshojë, pasi kjo është skema e duhur për këtë kampionat.
Sezoni që shkoi
Kemi 9055 ndeshje të zhvilluara brënda një sezoni. Është një fluks i madh ndeshjesh, ku janë të përfshira jo vetëm skuadrat.
Kampionati që lamë pas
Skuadrat janë pjesa e kampionatit, arma kryesore. Çdo skuadër ka marrë atë që ka merituar. Nuk pati influenca të jashtme, çdo skuadër sipas investimit ka bërë, ka patur dhe rezultatet, të cilat u panë në fushë. Nuk pati kontestime.
Kemi 59 ndeshje të fituara nga ekipet udhëtuese, skuadrat nuk kanë as probleme as presione. Javët e fundit të kampionatit kemi skuadra që i kanë arritur objektivat dhe trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët e rinj.
Liçensimet
Për këtë arsye nuk kemi patur rezultate të çuditshme. Skuadra e Kastriotit ka probleme me stadiumin dhe sektori i liçensimeve ka dhënë disa detrya për infrastrukturën, për të patur një kampionat tamam.
Ndryshimet e mundshme
Kategoria Superiore është skema e duhur, ndërsa për sa i përket Kategorisë së Parë për sezonin e ardhshëm mund të kemi ndryshime në skemën e kampionatit. Do të vendosë Komiteti Ekzekutiv për këtë.”