Të gjitha kampionatet në Europë janë ndalur për shkak të koronavirusit. Një ndër kampionatet që nuk është ndalur zyrtarish është Bundesliga gjermane. Mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara kërkoi që futbolli në Gjermani të ndalet. Kundër rrymës ka dal drejtori i klubit kampion, Karl-Heinz Rummenigge i cili është shprehur se kampionati duhet përfunduar pasi kjo është shumë e rëndësishme edhe për financat e klubeve.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë do të thotë të përfundohet kampionati. Bëhet fjalë për financat që kanë të gjitha ekipet. Ndeshjet me dyer të mbyllura është zgjidhja e vetëme në këto momente dhe futbolli mund të ndihmojë njerëzit në gjithë këtë panik. U bëj thirrje tifozeëve të Bayern Munchen që të mosj vijnë nesër në Berlin” u shpreh Rummenigge duke dal kështu kundër rrymës.