Dje një ngjarje e rëndë tronditi ekipin e Tiranës dhe më konkretisht ekipin U-17 të bardhebluve ku trajneri i këtij ekipi, Migen Memelli u sulmua nga një prind i futbollistëve. Ai u kërcënua madje me thikë nga babai i kapitenit të ekipi të U-17. Pas kërcënimeve, Abdyl Çejku babai i futbollistit është arrestuar nga policia dhe është liruar pas 10 orësh, pasi ka dhënë të gjitha deklarimet. Ai do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë ndaj djaloshit 17 vjeçar, Alban Çejku nuk është marrë asnjë masë. Drejtori i akademisë, Sulejman Mema ka bërë me dije se sportisti nuk do të largohet, pasi është vetëm një fëmijë dhe misioni i strukturës që ai drejton është të edukojë fëmijët dhe më pas për t’iu mësuar të luajnë futboll.