Albert Bunjaku do të jetë këshilltar në klubin e Feronikelit. Ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës është emëruar në këtë post të ri, lajm që është bërë me dije nga klubi kosovar. Përmes një njoftimi për mediet thuhej:
“Ai i besoi projektit të klubit, me në krye Presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit”.
Krahas këshilltarit në klubin e Feronikelit, Bunjaku ushtron dhe detyrën e instruktorit teknik pranë UEFA-s. Ai synon rritjen e cilësisë së Superligës së Kosovë, teksa do të mundohet ta orientojë atë drejt futbollit europian.