Ish-sulmuesi i Juventusit, Napolit, Milanit, Real Madrid e Chelsea, Gonzalo Higuain, ka reflektuar mbi karrierën e tij, ka treguar shokët e preferuar të skuadrës, si dhe trofetë e fituar. Sulmuesi argjentinas luan ende futboll në MLS me Inter Miami, ku ka luajtur 51 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 9 asiste.
Duke reflektuar për karrierën e tij, Higuain u shpreh: “Isha 19 vjeç kur takova Roberto Carlos dhe ai më priti me dashuri dhe përulësi. Ai, Ronaldo Fenomeni, Beckham, Raul, Van Nistelrooy, Casillas, Helguera, Cannavaro, të gjithë ata na trajtuan ne të rinjtë me dashuri dhe modesti të jashtëzakonshme.
Me Ronaldinhon luajta kundër, një super futbollist. Roberto Carlos jam me fat që e kam pasur shok skuadre, po ashtu dhe Paulo Dybala. Kam fituar shumë trofe në karrierën time, kur të lë përfundimisht futbollin, do i kujtoj me shumë mall dhe me shumë admirim”, u shpreh Higuain.