Një ngjarje e rëndë si për Kukësin, ashtu edhe për futbollin shqiptar ka ndodhur në Austri teksa kampionët verilindorë janë ndaluar nga policia austriake për shkak të dyshimeve për tolerime ndeshjesh gjatë fazës përgatitore. Shtatë lojtarë dhe trajneri Gjoka janë shoqëruar në rajon në kryeqytetin e Vjenës ku janë pyetur që atë ka ndodhur.
Të gjithë futbollistët kanë qenë njëzëri në deklaratën e tyre, por më pas atyre u është kërkuar të dorëzojnë celularët. Në fillim lojtarët e Kukësit nuk kanë pranuar, ndërsa në fund janë dorëzuar pasi autoritetet austriake kërcënuan: “Nëse nuk i dorëzoni celularët, do të qëndroni në rajon”. Sërish futbollistët kanë hezituar, por ishte përkthyesi që ka dal garant se atyre s’do t’i ndodhë asgjë dhe telefonat e tyre do t’u kthehen sërish.