Ish-futbollisti i Vllaznisë, Roland Luçi ka treguar se Kupën e Shqipërisë duhet ta dorëzonte te fituesi presidenti i vendit dhe jo kreu i FSHF-së. Në një reagim në rrjetet sociale, shkodrani tregon eksperienca nga vendet evropiane që një gjë të tillë e bëjnë mbretërit, mbretëreshat apo presidentët. Me triumfin e Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë, trofeun e kampionit e dorëzoi kreu i FSHF-së, Duka.
“Dhe diçka per solemnitetin e Kupes se Republikes: Kjo eshte Kupa e Republikes se Shqiperise dhe jo e FSHF, prandaj i duhet dorezuar ekipit fitues nga Presidenti i Republikes dhe jo ai i Federates.
Do te ishte me solemne, si dhe tradita europiane e tregon. Jane mbreter, mbreteresha e presidente te shteteve prestigjioze qe e kryejne kete akt kudo. Pse jo te ne nje praktike e tille? Ndoshta del dikush dhe ja dergon ne vesh si njerit edhe tjetrit, megjithese dy sms drejt tyre dhe une porsa i nisa…”, shkruan Luçi.