Teuta është pranë titullit kampion. Skuadra durrsake barazoi pa gola 0-0 ndaj Laçit, por me humbjen e Partizanit, Teuta mori vendin e parë dhe me një fitore në javën e fundit ndaj Apolonisë mund të shpallen kampion të Superligës. I ftuar në emisionin “Zona Gol”, kapiteni i Teutës, Renato Arapi u shpreh:
Ishte penallti apo jo në Partizani-Vllaznia? “Në momentin e parë duket që dora është ngjitur dhe nuk është penallti, por kur e shikon nga pozicioni tjetër duket pak dora e hapur dhe është penallti.
Për këto dy sezone që kam te Teuta është hera e parë që presidenti bashkohet me ne për festë. Është një nga kampionatet më të forta, por jo më cilësoret e kjo e ka bërë më të bukur kampionatin. Nuk kemi gabuar vetëm ne, por edhe skuadrat e tjera e kjo na i ka bërë më të lehtë për vendin e parë. Partizani është skuadra e vetme që na ka mundur, kurse me pjesën tjetër kemi qenë të barabarta. Të gjithë e kuptojnë që arma jonë më e fortë ka qenë mbrojtja që nuk kemi pësuar gola”.
Kur keni besuar se mund të fitonit titullin? Ka qenë ndeshja ndaj Vllazisë që kemi fituar 1-0 e aty ka qenë kthesa. Kemi pasur shumë diferencë pikësh e pas asaj ndeshje kemi rikuperuar shumë pikë”.
Postimi në Instagram? Më tepër është shtuar nga mediat e shkruar. Kam miq dhe shokë nga Shkodra e kemi bërë shaka. Nuk e kam artikuluar mirë si postim, por ishte në formë e shakasë”.