Gianluigi Donnarumma mbetet “djall”. Kështu hapej prestigjiozja italiane “Gazzeta dello Sport” ditën e sotme.
Portieri napolitan do të qëndrojë te Milani. Por, agjenti i tij, Mino Raiola është duke negociuar një pikë të marrëveshjes e cila do t’i mundësonte 18-vjeçarit largimin nga kuqezinjtë nëse nuk arrijnë rezultate të mira.
Donnarumma-s i përfundon kontrata më 2018-ën, ndërsa portieri i talentuar duket se i ka shprehur besnikëri Milanit dhe në ditët në vijim do të firmosë kontratën e re.