Gianluigi Donnarumma është vetëm 20 vjeç dhe është lojtari më i paguar i Milanit. Mirëpo, kontrata e tj po shkon drejt fundit dhe drejtuesit e klubit po punojnë që portieri të jetë edhe për shumë sezone të tjera në “San Siro”.
Mirëpo, sikurse raporton Gazzetta dello Sport, drejtuesit mendojnë që të mos rritet paga në rinovim, ndërsa menaxheri i lojtarit, Mino Raiola kërkon që shtatlarti të përfitojë më shumë me firmën e re. Mbetet për t’u parë si do të shkojë situata në kampin kuqezi.