Donjet Shkodra nuk është më pjesë e skuadrës së Kukësit. Ashtu siç ishte përfolur përgjatë këtyre ditëve, mesfushori dhe klubi verilindor kanë ndërprerë me konsensus kontratën.
I kontaktuar nga newsport.al, 29-vjeçari ka konfirmuar largimin nga kuksianët teksa ka deklaruar: “Po është e vërtetë. Jam larguar nga Kukësi dhe tashmë jam me pushime. Kam oferta, por s’kam vendosur“, përfunduar ai.
Tirana mund të jetë një nga destinacionet e mesfushorit të njohur. Bardheblutë kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, megjithatë ende s’ka asgjë zyrtare. Pritet që e ardhmja e mesfushorit të jetë sërish Superiorja, por për këtë duhet të presim edhe disa ditë.