Kukësi mundi 2-0 Egnatian në fundjavë, në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit shqiptar. Një nga më të mirët te verilindorët ishte Edi Basa, i cili realizoi edhe një gol. Sulmuesi 28 vjeçar është i ftuar në Rubrika Sportive në RTSH, ku foli për ekipin e tij, ecurinë individuale, apo edhe për golin më të mirë që ka shënuar deri tani me atë fanellë. Basa zgjedh golin ndaj Tiranës si më të mirin.
“Ne duhet të luajmë ndryshe për të mos qënë të përsëritshëm. Ndaj Egnatias nuk ishte e lehtë. Fituam por nuk ishte e lehtë. Ndeshja e dytë në Kupë ne patëm mundësi për të fituar, por u eleminuam. Donim një hakmarrje dhe ia dolëm. Ishte e rëndësishme dhe e dinim që nuk do ishte e lehtë. 6 gola? Për mua më i miri është goli ndaj Tiranës, pasi e bëmë ndaj vendit të parë. E ndjej si një çlirim. Çdo gol është unik. Objektivi? Dua të shënoj sa më shumë” – tha ai.