Xhanluixhi Donaruma është përsëri në fokus të mediave, por këtë herë jo për prezencë fantastike në fushën e lojës.
Bëhet fjalë për merkaton. E ardhmja e portës së Milanit dhe Italisë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve protagoniste në Europë.
Juventusi momentalisht e shikon veten në krye të listës së kandidaturave, por edhe Mançester Siti është gati të bëjë një çmenduri duke ofruar 150 milionë euro që të sigurojë shërbimet e lojtarit 17-vjeçar.
Klubi i Milanit bën me dije se është në bisedime me lojtarin për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2018.