FIFA ka vendosur që të ndihmojë financiarisht Kosovën për të ardhmen, por i ka vendosur një kusht, i cili është mëse serioz për këtë aspekt. Delegacioni i FIFA-s që po qëndron në Prishtinë u ka bërë thirrje drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që ta bëjnë një plan zhvillimi për futbollin në Kosovë.
Sipas tyre, UEFA dhe FIFA janë të gatshme t’i mbështesin financiarisht planet e zhvillimit të Kosovës. Por, thanë se FFK-ja duhet të ketë kujdes tepër të madh në përdorimin e parave, sepse në të kundërt, UEFA e FIFA do t’i ndalin fondet.