Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren që PSG-ja siguroi ndaj Lilles fundjavën e kaluar. Braziliani ndrydhi kyçin e këmbës dhe u desh të dilte nga fusha e lojës me barelë, ndërsa nuk mundi të mbante as lotët.
Skuadra parisienë ka konfirmuar dëmtiminn e 31-vjeçarit ndërsa nuk ka treguar kohën që do t’i duhet lojtarit për t’u rikuperuar. Neymar në ditët në vazhdim do iu nënshtrohet të tjera testeve mjekësore për të mësuar dhe shkallën e dëmtimit.
“Testet shtesë kanë konfirmuar se Neymar Jr ka ndrydhur kyçin e këmbës, me disa lëndime të ligamenteve. Ai do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme në fillim të javës së ardhshme”, thuhet në deklaratën e kampionëve të Ligue 1.
PSG’s Neymar suffers ankle ligament damage, says club https://t.co/MDNQJvMVRS pic.twitter.com/0QaQ0b9cNc
— Reuters (@Reuters) February 22, 2023