Bajram Jashanica lihet jashtë listës së Kombëtares së Kosovës për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Ukrainës. Trajneri Albert Bunjaki ka vendosur të mos e grumbullojë mbrojtësin e Skënderbeut.
Ndërkohë, një vendim i tillë u interpretua si një masë paraprake që trajneri i Kosovës mori ndaj mbrojtësit shtatlartë, për shkak se Jashanica u përmend në dosjen e hetimit që UEFA hapi ndaj Skënderbeut për trukime të rezultateve të ndeshjeve.
Por, një aludim të tillë e ka hedhur poshtë trajneri Albert Bunjaki, i cili për “Koha Ditore” u shpreh: Nuk ka lidhje fare një gjë e tillë. Jashanicën e kam lënë jashtë dhe e kam argumentuar se është një zgjedhje teknike. Do të luaj me tre qendërmbrojtës dhe ia kam komunikuar vendimin tim edhe vetë lojtarit”.