Kombëtarja e Shqipërisë zhgënjeu në takimin e sotëm të luajtur përballë Izraelit. Kuqeznjtë u mposhtën me rezultatin 1-2 në “Air Albania”, duke humbur mundësinë e artë për të marrë kreun e grupit 2 në Ligën B.
Të parët kaluan në avantazh djemtë kuqezi, nga penalltia me autor Brojën në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë foli vetëm për Izraelin, e cila përmbysi gjithçka në 1-2.
Kristjan Asllani
“Normale që duhet të luaja më tepër, por e di trajneri. Nuk kam bërë shumë ndeshje të mirë, pasi ishte ndeshja e parë në shtëpi. Do doja të luaja më shumë, por trajneri e mendoi kështu, nuk e di… Nuk e di, ndoshta është ana mentale. Do i shohim gabimet me trajnerin dhe do të synojmë të bëjmë më mirë në takimet e tjera në të ardhmen. Ne jemi komodë me trajnerin, nuk e di tani çfarë do të analizojmë”.