Roma ja doli mbrëmjen e djeshme të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Feyenoord. Goli i shënuar në pjesën e parë i dha trofeun e Conference League, që e bën kupën e parë europiane në historinë e klubit.
Për këtë takim kishin ardhur mijëra tifozë italianë dhe holandezë. Ndërsa tashmë, pasi gjithçka ka mbaruar, tifozët po kthehen sërish në Itali. Për mikrofonin e MCN, tifozët në ikje janë shprehur me përshtypjet më të mira për Tiranën.
Intervista me shqiptarin që jeton në Itali:
“Jemi shumë të kënaqur nga ndeshja dhe evenimenti qe u zhvillua, shpresojmë që evenimente të tjera të ketë në të ardhmen. Kemi gjitha ato vite, gati 20 vite, jetojmë atje u kthyem për të parë ndeshjen, organizimi ishte i shkëlqyer”.
Tifozi i Romës që do rikthehet sërish si turist:
Ishte hera e parë që vij në Shqipëri, shoh gjithçka që shndërrin, solare. Në Shqipëri nuk pamë asgjë, por do të kemi mundësi të vijmë herë tjerë dhe të vizitojmë vendet.
Një tjetër tifoz i Romës që jep përshtypjet më të mira:
Jemi shumë të lumtur, u mikpritëm, dhe ndeshja shkoi si duhet të shkonte dhe po kthehemi të lumtur në Roma. Qendra është shumë e bukur, ka rini, ka gjallëri, ka lokale, Tirana është qytet modern.
Unë e di që ndodhi dicka në 24, por unë nuk isha i pranishëm këtu, erdha në 25 dhe po kthehem me 26.
Rezultati është i shkëlqyeshëm, ndeshja ishte e fortë, fituam. Më ka pëlqyer shumë, do të vij me kënaqësi si turist, pashë shumë të rinj, lokale, qytet i gjalllë, do të më pëlqente të rikthehesha.
Më pëlqeu shumë fitorja. E shpresonin fitoren, këtë vit duhet të shkonte kështu. Nuk pashë incidente, di që kishte, por fatmirësisht jo shumë dhe nuk arritën të prishnin festën.