Polonia do të jetë kundërshtari i kombëtares shqiptare në eliminatoret e Euro 2024, e cila është edhe sfida hapëse.
Një sfidë “debutuesish” mund të konsiderohet kjo përballje, njëjtë si Sylvinho që do të ketë ndeshjen e parë në krye të kuqezinje edhe Fernando Santos do të debutojë në stolin e Polonisë.
Pikërisht ky i fundit ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë duel.