Sot, do të startojë Botërori “Rusi 2018”, në të cilin do të përdoret edhe sistemi i teknologjisë së avancuar “VAR”.
Por, në këtë kompeticion të veçantë është bërë me dije se gjyqtarët anësorë janë udhëzuar që për episodet e dyshimta të pozicioneve të avancuara, ta mbajnë flamurin poshtë. Këtë e ka bërë me dije shefi i arbitrave në FIFA, italiani Pierluigi Collina.
“Nëse shihni një gjyqtar që nuk ngre flamurin, ai nuk po gabon. Ata janë udhëzuar ta mbajnë flamurin poshtë në episodet kur pozicioni jashtë loje nuk është i dukshëm.
Nëse aksioni mbyllet me gol ose 11-metërsh, atëherë VAR do të përcaktojë rregullësinë e tij. Nëse gjyqtari do të ngrinte flamurin atëherë aksioni do të ndërpritej automatikisht, por ata do të presin pamjet filmike, gjithmonë ku ka dyshime”, ka deklaruar Collina.