Romelo Lukaku ka folur për Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi belg i Interit ka shprehur hapur dëshirën që suedezi të shohë si opsion edhe zikaltërit.
Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, potenti i sulmit të skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte ka deklaruar: “Ibrahimoviç është një luftëtar. Unë dhe ai ngjajmë sepse kemi kaluar periudha të vështirë si fëmijë ashtu edhe si lojtarë. Ai është një nga futbollistët më të zgjuar që kam takuar.
Nuk e dijnë të gjithë, por mund të them se ai më ndihmoi shumë kur u transferova te Manchester United. Kur ishim në një ekip, u ul me mua në pjesën e pasme të autobusit, biseduam shumë dhe më dha disa këshilla. Të luash me të do të ishte përfekt. Ai ka cilësitë e një kampioni, mentaliteti i tij nuk lejon kurrë të dorëzohesh. Mendoj se do të rikthehet në Seria A”, ka thënë sulmuesi i Interit.