Masat e marra nga kryeministri Edi Rama për parandalimin e virusit “Covid 19”, kanë prekur çdo shqiptar të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Për këtë, foli Lorenc Jemini i cili në një lidhje direkte për Supersport deklaroi fillimisht:
“Nuk dua të thyej rregullat pasi këto dy ditët e fundit janë ashpërsuar masat. Megjithatë do ta gjejmë ndonjë mundësi për të dalë këtej nga pylli sepse e kam shtëpinë afër kopështit zoologjik. S’besoj se do të bëjë problem”.
Ndërkohë ai i hapi sfidë gazetarit Alban Xhihani për të
luajtur tenis. “Ti mund të më marrësh në telefon kur të duash për të luajtur tenis.
Në 12, në 2 të natës më ke gati”, shtoi më tej Jemini.
Ndërsa në fund, i pyetur për një rikthim të mundshëm në arbitrim, ai u shpreh:
“Edhe moshën e kam, edhe fizikisht jam në superformë. Nuk mund të rikthehem
sepse s’do e bëja më me të njëjtin pasion. Ka shumë ndeshje që kam arbitruar.
Ndeshja më e bukur e arbitruar? Nëse do të zgjidhja është sfida mes Spanjës dhe Bolivisë. Në Shqipëri, nuk mund t’i mbaj mend se sa derbi kam arbitruar. Nuk i gjej dot”.