Pas dëmtimit që pësoi para thuajse një viti, Novak Djokovic nuk është më i njëjti. Kjo u duk edhe në Australian Open në fillim të vitit ku serbi tregoi një formë të dobët. Në një mënyrë ai po përpiqet ti kthehet ditëve të tij më të mira, por për momentin duket se ka të vështirë. Në Barcelonë, ai u mund nga numri 140 i renditjes botërore, Martin Klizan.
Një humbje 2-1 me sete kjo për Nolen. Ish-numri një i Botës po përpiqet të lërë pas periudhën pot dëmtimit dhe të jetë gati për në verë ku do mbahet edhe turneu prestigjoz i Wimbledon në Londër.