Derbi I ditës së nesërme mes Tiranës dhe Partizanit po i numëron orët mbrapsht, ndërsa tifozët po bëhen gati për ditën ku do të vërshojnë në stadium. Në studion e “Pressing” është duke u diskutuar në vigjilje të supersfidës, duke analizuar gjithashtu edhe sesi I gjen ky derbi këto dy skuadra. Pjesë e panelit janë dhe personazhe të njohura për publikun shqiptar të cilët gjithashtu e ndiejnë derbin e kryeqytetit.
Dj Sardi bën tifo për Tiranën dhe herë pas here “grricet” me Desara Karaiskajn tifoze të Partizanit. Në studioi janë shfaqur dy spotet e bëra nga klubet për derbin e nesërm dhe Dj I njohur nuk ka ngurruar të bëj komente ironike pas spotit të të kuqve. Sardi mbeti I çuditur nga minutazhi I spotit, ndërkohë që tha se nëse do të luanin siç kanë bërë spotin do të humbnin.
“Po luajtën siç kanë bërë këtë spotin aha. E kanë të humbur. Ky qenka si spot “kap ça të kapësh”. Ca gjen në Youtube dhe merre fute brenda”, tha Dj Sardi.