Ditmar Bicaj mbrojtësi I Bylisit është I ftuar ditën e sotme në studion e Presing, emission sportive në ABC Neës. Në fjalën e tij hapëse mbrojtësi u pyet nga drejtuesi i emisionit për ekipin e Tiranës sesi I dukej me formën e deritanishme dhe Bicaj deklaroi:
“Kanë marrë lojtarë të mirë në të gjitha repartet, duke filluar Doka, Torasa, Vangjeli, Lila. Këto mbulojnë atë që ne i themi fasha e djathtë. Duke parë Tiranën, është e uritur, e ka nisur mirë, është e kompletuar por është goxha e vështirë të mbahet presioni dhe unë dua ta shikoj kur të humbi. Si do reagoj? Tirana ka lojtarë që mbajnë presionin dhe kanë eksperiencë nga Lika, Lila. Të gjithë tek Tirana nga mesazhet që kam me disa miq aty, ata i druhen një humbje se çfarë do të ndodhi më vonë”, tha Bicaj në fjalën e tij.
“Tirana sulmon gjithmonë më 5-6 veta dhe lë hapsira mbrapa. Besoj se do vuaj në mbrojtje me skuadrat e forta, pasi do të lë hapsira duan apo sduan”, shtoi Ditmar Bicaj.