Trajneri I Partizanit, Ilir Daja feston sot 54 vjetorin e lindjes. Klubi i kuq nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale I uron trajnerit suksese në drejtimin e skuadrës. Daja vetëm pak muaj më parë mori drejtimin e Partizanit, teksa ende nuk ka drejtuar asnjë ndeshje zyrtare prej bojkotit të kampionatit nga Liga Profesioniste.
Në karrierën e tij, Daja ka fituar tre tituj kampion të Shqipërisë si dhe një Kupë të Shqipërisë. “Trajneri I ekipit Ilir Daja, feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë special, Klubi I uron trajnerit Daja edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës”, shkruhet në urimin e Partizanit.