Arbi Laçi feston sot 33-vjetorin e lindjes. Drejtori sportiv i Dinamos ka marrë shumë urime nga miqtë e tij, ndërsa si gjithmonë Gjergj Stefa mbetet i veçantë. Spektakolar jo vetëm në panele sportive, por edhe në rrjetet sociale. Miqësia e tij me Laçin është e madhe, aq sa e konsideron publikisht si vëlla. Ai ka uruar Arbin në Instagram duke publikuar një foto të të dyve duke shkruar: “Jashtë fushe më të fortë se brenda saj. Edhe 100 vëlla”.
Por, nuk përfundon me kaq pasi Stefa tregon anën e tij të “hidhur”, sigurisht në kuadrin e batutës. Gazetari sportiv e ngacmon në këtë ditë të veçantë duke i kujtuar titullin kampion me Tiranën, ndërsa tashmë pret që të arrijë diçka të tillë dhe me Dinamon. Ndërkohë e ngacmon edhe për Partizanin, skuadrën kundërshtare jo vetëm sportivisht, por edhe dikur në shkallët e tribunës kur Laçi bënte tifo për ngjyrat bardheblu.
“Asnjë deri tani nuk ka dalë kampion si drejtues me 3 ekipet e kryeqytetit. A do e bësh?!”, i shkruan ai në Instastory.
Laçi ishte pjesë e Tiranës në sezonin 2019-2020 duke rikthyer titullin kampion në shtëpi pas 11 vitesh. Pas suksesit në elitë me bardheblutë, ai ndërpreu bashkëpunimin me 25-herë kampionët e vendit dhe pas një viti pushim rikthehet sërish në një klub me histori siç është Dinamo.