E shtuna është ditë miqësoresh në Shqipëri. Tre klubet e Superligës, Dinamo, Kastrioti dhe Tirana do zbresin në fushë duke konfirmuar ndeshjet. Në kuadër të përgatitjeve të fillimsezonit, trajnerët do kenë mundësinë të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve.
Në 17:00, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec, liqenorët do presin Tiranën. Në 18:00, Dinamo dhe Korabi luajnë në Korçë në stadiumin “Skënderbeu”. Në stadiumin “Brian Filipi” në Lezhë, Besëlidhja luan me Kastriotin duke nisur nga 18:00.
Miqësore sot:
Dinamo – Korabi 18:00
Besëlidhja – Kastrioti 18:00
Pogradeci – Tirana 17:00