Ditën e sotme është programuar një ndeshje miqësore mes Elbasanit dhe Besës. Dy skuadrat e Kategorisë së Parë “masin forcat” dhe ky takim do t’I shërbejë trajnerëve respektive për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të sezonit të ri.
Besa ka qenë mjaft aktive në këtë merkato duke bërë disa afrime cilësore dhe tani ka si objektiv ngjitjen në Superligë. Nga ana tjetër edhe Elbasani nuk ka qendruar në vend duke firmosur me disa futbollistë dhe synimi e këtë sezon është të mos bjeri nga Kategoria.
Sfida do të luhet në orën 17:00 në qytetin e Elbasanit me dy ekipet që kërkojnë të bëjnë një paraqitje pozitive.
Elbasani–Besa
Ora 17:00
https://www.instagram.com/p/CE6ApqLMmKL/?utm_source=ig_web_copy_link