Është ndarë dje nga jeta Tomi Stefanllari, ish-kampioni kombëtar në garat e atletikës. “Nderi i Atletikës Shqiptare”, Stefanllari prej vitesh jetonte në Florida të SHBA-së. Si sportist dhe trajner në Korçë, Stefanllari është ndër personalietet e shquara të atletikës, që ka nderuar Shqipërinë.
Stefanllari ka qenë kampion i vendit në garat e 100 dhe 220 metër në pistën me dhe, në kohën kur sport ii atletikës në vend ishte i përhapur. Pasi hoqi dorë nga garat, Stefanllari ishte inspektor dhe kryetrajner në Korçë, teksa solli në vend stërvitjen moderne në fushën e atletikës.