Pak minuta më parë janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e fundit që u luajt në Superligë dhe Kategorinë e Parë. Elita e futobllit ka shpëtuar këtë herë, pasi vetëm Teuta dhe Luftëtari kanë marrë parajalmërime, ndërsa dënime të ashpra ka patur për disa lojtarë të disa prej skaudrave të Kategorisë së Parë që janë si më poshtë.
Vendimet e Komisinit të Disiplinës:
- KF “Teuta” paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.
- KF “Luftëtari” , paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.
- Lojtari i KF “Besëlidhja” Bekim Erkoceviq, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Vora”,Adnand Balliu” për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Besa”,Kastriot Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Turbina”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende ne rrethimin e fushës dhe pëe ofendime në kor ndaj zyrtarëve të ndeshjes, por pa shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa tifozë.
- KF “Klosi”, për mos paraqitje në ndeshje e turit paraeleminator per Kupën e Shqipërisë me KF “Veleçiku”, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 si dhe nuk merr pjesë ne edicionin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë, bazuar në nenin 109/2.a); 109/2.c) të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe 55/2 të KDS.
- KF “Luftëtari” U-19,për mos paraqitje në ndeshje KF “Elbasani” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55 të KDS.
- Urdhërimin e ri luajtjes së ndeshjes midis “Akademia Tiranë” U-17 dhe “Akademia Kukësi” U-17 në bazë të nenit 87 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.
- Lojtari i KS”Luftëtari” U-17, Miftar Xhebra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SH.S “Pepa” U-17, Albi Gjolena, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.